Gjendet kokainë në një lokal në Lezhë, 3 të arrestuar

Gjendet kokainë në një lokal në Lezhë, 3 të arrestuar

Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike në zonën e Zejmenit në Lezhë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe përshtatjes së lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike, bazuar në informacione policore se në një lokal në Zejmen, kishte lëndë narkotike, menjëherë nga shërbimet policore është ushtruar kontroll në këtë lokal, ku janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i K. P., 41 vjeç, banues në Zejmen, administratori i lokalit dhe A. A., 24 vjeç, banues në Lezhë dhe S.S., 55 vjeç, banues në Milot, kamarierë në lokal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy