Arsenal armësh dhe drogë, arrestohen katër persona në Tropojë

Arsenal armësh dhe drogë, arrestohen katër persona në Tropojë

Katër persona u arrestuan me armë dhe drogë në kuadër të operacionit “Fierza 2022” në Tropojë.

 Të arrestuarit në flagrancë nga policia e Tropojës janë shtetasit: B. M., 35 vjeç,  dhe B. M., 32 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, e po ashtu edhe shtetasit A. P., 26 vjeç, dhe K. P., 26 vjeç, banues në Fierzë.

 Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri-  Tropojë, në kryqëzimin e  fshatit Sopot, duke lëvizur me automjetet tip  “Volkswagen” dhe “Benz”.

 Gjatë kontrollit të ushtruar në automjete, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 33 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis e paketuar në qese, 3 armë zjarri ( 1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë tip Ecol), 900 euro, dhe dy automjetet tip “Volkswagen” dhe “Benz”.

 Po punohet për identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy