
Mëngjesin e sotëm ka rënë në prangat e policisë Durrës një shtetas për shkaktimin e zjarrit. Ndërsa një tjetër është shpallur në identifikim.
Përkatësisht është arrestuar në flagrancë shtetasi M. Ç., 54 vjeç. Në kërkim është shpallur shtetasi K. Ç., 39 vjeç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë vendosur zjarr në pronën e shtetasit I. T., ku janë djegur 180 rrënjë ullinj.
Si pasojë zjarri është përhapur duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



