Arratisja e Altin Ndocit, lirohet ish-drejtori i burgut Durrës, Indrit Cerloj

Arratisja e Altin Ndocit, lirohet ish-drejtori i burgut Durrës, Indrit Cerloj

Gjykata e Durrësit ka vendosur të zbusë masën e sigurisë ndaj ish-drejtorit të burgut Durrës, Indrit Cerloj, i cili dyshohet për “shpërdorim detyre” në lidhje me arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci.

 

Vendimi është dhënë të hënën nga gjyqtari Xhevdet Lika, i cili ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë. 

 

Sipas vendimit të gjykatës, masa “arrest në burg” është zëvendësuar me “arrest në shtëpi”, duke i lejuar Cerloj të largohet nga ambientet e paraburgimit.

 

Indrit Cerloj ishte vënë nën hetim pas arratisjes së Altin Ndocit, ngjarje që ngriti dyshime për shkelje të procedurave dhe neglizhencë në detyrë nga ana e autoriteteve të burgut. Prokuroria dyshon se veprimet apo mosveprimet e tij mund të kenë favorizuar arratisjen.

 

Nga ana tjetër, mbrojtja e ish-drejtorit ka argumentuar se nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për të justifikuar vijimin e masës së rëndë të sigurisë, duke kërkuar një masë më të butë, kërkesë që u pranua nga gjykata.

 

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa pritet që organet e drejtësisë të hedhin më shumë dritë mbi përgjegjësitë konkrete për arratisjen e Ndocit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy