Plagosi me thikë të riun, arrestohet 20-vjeçari në Shijak

Plagosi me thikë të riun, arrestohet 20-vjeçari në Shijak

Policia e Shijakut ka arrestuar 20-vjeçarin me iniciale R.M pasi plagosi me thikë një 23-vjeçar ditën e djeshme dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Mbi 20-vjeçarin rëndojnë akuzat Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Po ashtu bëhet me dije se është kalëlzuar penalisht një 25-vjeçar me iniciale H. M., pasi dyshohet se duke pasur dijeni, nuk ka kallëzuar për këtë krim.

Njoftimi i policisë: Shijak/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.

Kapet pas disa orësh kërkime, 20-vjeçari i cili pasditen e djeshme, plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas.

Procedohet penalisht një shtetas tjetër, për moskallëzim të këtij krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Popullore”, pas një konflikti mes 2 të rinjve, për motive të dobëta, shtetasi B. K., 23 vjeç, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), nga shtetasi R. M., dhe ky i fundit ishte larguar nga vendngjarja, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të kësaj plagosjeje.

Pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, rreth orës 22:00 të ditës së djeshme, u bë i mundur lokalizimi i shtetasit R. M., 20 vjeç dhe arrestimi i tij për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. M., 25 vjeç, pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk ka kallëzuar për këtë krim.

Shtetasi i plagosur B. K. merr asistencën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy