Aksident i rëndë në Korçë, makina përplaset me karrocën që tërhiqej nga një kafshë

Aksident i rëndë në Korçë, makina përplaset me karrocën që tërhiqej nga një kafshë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, pranë fshatit Goskovë. Sipas informacioneve të policisë, shtetasi E. Q., duke drejtuar mjetin tip “Ford” ëështë përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona, të cilët ndodheshin në karrocën që tërhiqej nga kafsha e punës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.09.2022, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Korçë-Voskopjë, pranë fshatit Goskovë, shtetasi E. Q., duke drejtuar mjetin "Ford", është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore.

Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi L. Z., që përdorte karrocën dhe shtetasja M. K., që ndodhej në karrocë, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip "Ford", shtetasi E. Q., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy