Përdhunoi fqinjën me probleme të shëndetit mendor dhe e la shtatzënë, dënohet me 8 vjet burg autori (VIDEO)

Përdhunoi fqinjën me probleme të shëndetit mendor dhe e la shtatzënë, dënohet me 8 vjet burg autori (VIDEO)

Gjykata e Lushnjës ka dënuar me 8 vite burg shtetasin Eduard Bushi, i cili një vit më parë përdhunoi duke lënë shtatzënë fqinjën e tij me probleme të shëndetit mendor.

 Bushi u dënua me 12 vite burg nga Gjykata e Lushnjës, por me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite burg, për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri kërkoi mëshirë nga gjykata.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një vit më parë në fshatin Ardenicë të Lushnjës. 56-vjeçari përdhunoi fqinjën e tij, një 28-vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe për pasojë ajo ka mbetur edhe shtatzënë.

Bushi u arrestua në qershor të 2020 ndërsa fëmija që lindi nga përdhunimi është në jetimore pasi, nëna nuk ka mundësi ta mbajë vetë për shkak të gjendjes shëndetësore.

56-vjeçari u arrestua pas një denoncimi të bërë nga familjarët e së resë. Vëllai i saj njoftoi policinë, pasi pa që në trupin e së motrës po ndodhnin ndryshime. Ajo vetë nuk ishte në gjendje të tregonte se çfarë i kishte ndodhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy