Të armatosur transportonin me motor dy thasë me kanabis, arrestohen dy persona në Cërrik

Të armatosur transportonin me motor dy thasë me kanabis, arrestohen dy persona në Cërrik

“Cërriku 2023” u kodua një operacion i policisë së Elbasanit, gjatë të cilit u vunë në pranga dy persona, njëri prej tyre i armatosur me pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, dhe tjetri sepse transportonte me motoçikletë dy thasë me lëndë narkotike kanabis.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, të mbështetura nga inteligjenca informative për një rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, dhe si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cërriku 2023”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 27 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe E. J., 20 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim një 33-vjecar, i dyshuar si bashkëpunëtor i dy shtetasve të arrestuar.

Shërbimet e policisë, në hyrje të fshati Klos, Cërrik, kanë ndaluar motoçikletën pa targa dhe që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi E. J., i cili transportonte dy thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të këtij operacioni, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë edhe shtetasin A. T., që mbante në brez një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje.

Si rezultat i hetimit me metoda speciale, të realizuar në kuadër të operacionit “Cërriku 2023”, rezultoi se shtetasit A. T., dhe E. J., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, prej disa kohësh, ushtronin veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në territorin e qarkut të Elbasanit.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 10.4 kg kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 3 celularë. Gjithashtu, u sekuestruan edhe 4 armë gjahu, 1 armë sportive dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, të cilat u gjetën gjatë kontrolleve në banesat e këtyre shtetasve.

Aktualisht vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy