Një person në Tiranë është vënë në prangat e policisë i kapur në një lokal në afërsi të një shkolle, në rrugën “Viktor Eftimiu”, me dhjetëra doza kokaine me vete, gati për shitje.
Në kuadër operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, u arrestua në një lokal në afërsi të një shkolle, në rrugën “Viktor Eftimiu”, shtetasi Selam Imeraj, 43 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, u gjetën 30 doza të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 393.6 gramë të së njëjtës lëndë, të cilën dyshohet se do ta ndante në doza, me qëllim shitjen në afërsi të institucioneve arsimore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.
