Ankimuan vendimin/ Apeli i GJKKO-së lë në burg 15 punonjësit e Doganës së Morinës

Ankimuan vendimin/ Apeli i GJKKO-së lë në burg 15 punonjësit e Doganës së Morinës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në fuqi sot masën “arrest me burg” për punonjësit e policisë kufitare të Morinës.

Të gjithë akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën “arrest me burg” për 15 persona, “arrest në shtëpi” për 14 dhe “pezullim nga detyra” për tre prej tyre.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit personal caktuar nga ana e gjykatës.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 16.05.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi  lidhur me çështjen nr. 13, datë 06.05.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim F.K., L.S., A.H., E.A., H.Sh., A.K., A.S., D.B., E.T., E.U., F.I., F.B., A.Rr., G.D. (Gj.), H.H., K.D., M.Sh. (I.), M.C., R.L., U.L. (E.), V.N., V.O., Xh.M., Y.H. (I.), B.D., A.T., A.G., R.D., Sh.C., A.J., S.O., K.S., Xh.E., S.I., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe të vendimit nr. 35 Akti, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën e ankimuar nga të hetuarit F.K., L.S., E.A., H.Sh., A.K., A.S., D.B., F. I., F.B., A.Rr., G.D., K.D., M.Sh., M.C., R.L., U.L., Xh.M., B.D., A.T., R.D., Sh.C., A.J., S.O., Xh.E. dhe A.G.

Miratimin e vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe të vendimit nr. 37 Akti, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën e ankimuar nga e hetuara V.S.

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari A.H., ndaj vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe ndaj vendimit nr. 35 Akti, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari S.I., ndaj vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe ndaj vendimit nr. 35 Akti, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari K.S., ndaj vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe ndaj vendimit nr. 37/1 Akti, datë 11.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Prokuroria e Posaçme (SPAK), më 8 prill  dokumentoi 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë kufitare të Morinës, duke urdhëruar arrestimin e 31 personave.

Ndërsa pezulloi tre të tjerë, mes tyre, i arrestuar ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Në bazë të hetimeve të SPAK-ut, të gjithë këta shtetas me detyrë punonjës policie favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Sakaq ata ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre në vendet e Bashkimit Evropian, sa u përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar.

Po ashtu, ata ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy