Aksident i rëndë te tuneli Tiranë-Elbasan, plagosen dy të rinj (VIDEO)

Aksident i rëndë te tuneli Tiranë-Elbasan, plagosen dy të rinj (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të tunelit Tiranë-Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se dy të rinj kanë mbetur të plagosur, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e kësaj, është bllokuar qarkullimi i mjteve në këtë zonë, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

“Më datë 24.12.2020, rreth orës 12:10, në afërsi të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy