Ekonomistit Petruzzella i hiqet akuza për bashkëpunim mafioz

Ekonomistit Petruzzella i hiqet akuza për bashkëpunim mafioz

Mediat e Palermos konfirmojnë se ekonomistit Petruzzella i hiqet akuza për bashkepunim mafioz por ai do të mbetet akoma në burg sipas vendimit të fundit të Apelit. Apeli i njohu të drejtën për arrest shtëpie për një prej akuzave, ndërsa për akuzën kryesore i konfirmuan masën e arrestit me burg. Kujtojmë që për rastin e Petruzzella është akuzuar në Shqipëri dhe Rezart Taçi, si bashkëpunëtor me të. Por tashmë Apeli italian, i kryesuar nga gjykatësi Antonella Pappalardo, përjashtoi bashkëpuninimin mafioz si element rëndues në akuzën e ekonomistit.

Ekonomisti u arrestua së bashku me Francesco Zummo, biznesmenin 90-vjecar nga Palermo, disa herë i hetuar, si dhe ish ortak i Vito Ciancimino, kryetari i famshem i bashkise se Palermos. Zummo është gjithashtu i akuzuar për pastrim parash ndërkombëtar. Dyshohet se roli i Petruzzella qendron tek ndihma qe i ka dhënë Zummos “duke spostuar” 19 milion euro në një llogari bankare në Tiranë, dhe duke shmangur si rrjedhojë konfiskimin.

 

MCN TV

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy