Dhunoi gruan 11 vjet më të madhe, 36-vjeçari: E kapa duke folur në telefon me ish-burrin

Dhunoi gruan 11 vjet më të madhe, 36-vjeçari: E kapa duke folur në telefon me ish-burrin

Gjykata e Tiranës ka dënuar me një vit burg një 36-vjeçar, të denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje. Shtetasi A.S., ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa është shprehur se dhuna ndaj bashkëshortes së tij ka ndodhur për motive xhelozie. Ngjarja ka ndodhur në muajin qershor të këtij viti, ndërsa denoncimi është bërë nga shtetasja V.S., 47 vjeçe.

Kjo e fundit pretendon se bashkëshorti i saj 36-vjeçar, disa herë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Ai e ka qëlluar shtetasen V. S., me grushta dhe sende të tjera të forta. E ndodhur në keto kushte, shtetasja V. S., më datë 12.06.2020, ka bërë kallëzim penal ndaj bashkëshortit të saj duke shpjeguar çdo rast të ushtrimit të dhunës ndaj saj. Në vendimin e gjykatës të cilin e disponon edhe TvT, gruaja sqaron se bashkëshorti i saj i ka marrë edhe ndihmën ekonomike herën e fundit dhe është larguar nga banesa.

Pas kësaj, shtetasja V. S., i është drejtuar Gjykatës për urdhër mbrojtje. Nga deklarimet që i janë marrë shtetasit të ndaluar A. S., ai i ka pranuar vetë veprimet e dhunshme ndaj bashkëshortes së tij dhe sqaron se këto janë për motive xhelozie, pasi e ka gjetur bashkëshorten e tij duke folur në telefon me ish-burrin e saj.

Në vendimin e gjykatës thuhet se faktet e mësipërme provohen nga provat e marra dhe administruara në fashikullin e prokurorit.

Ndërkohë, gjatë gjykimit, i pandehuri deklaroi se është i penduar, kërkoi mëshirë, pasi ka qenë diçka momentale dhe do ta vazhdojë jetën normalisht me bashkëshorten. Gjithashtu, e dhunuara V. S., deklaroi se kanë gjendje ekonomike të vështirë dhe se është e paaftë për punë dhe kërkon që të vazhdojë jetën si më pare, si dhe se i kanë rregulluar marrëdhëniet së bashku me të pandehurin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy