
Një aksident pa pasoja në njerëz ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, rreth orës 04:00, në rrugën “Butrinti” në Sarandë.
Një automjet me targa AB057PX, i drejtuar nga shtetasi Adriatik Bino, është përplasur me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Fatmirësisht, në momentin e aksidentit nuk ka pasur kalimtarë në rrugë, ndonëse bëhet fjalë për një nga rrugët kryesore të qytetit. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor.
Drejtuesit të mjetit i është kryer testi i alkoolit dy herë: hera e parë ka rezultuar me vlerën 1.1 mg/l, ndërsa hera e dytë me 1.28 mg/l, çka konfirmon se ai ndodhej në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Shërbimet e policisë po vijojnë me veprimet e mëtejshme procedurale.



