Tiranë, arrestohen shtatë persona për vepra të ndryshme penale

Tiranë, arrestohen shtatë persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se 40-vjeçarja J.Dh dhe 29-vjeçarja G.P., kanë rënë në prangat e policisë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Po ashtu në prangat e policisë ka rënë F. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur disa dyer alumini në banesën e shtetasit E. Z.

Policia ka ndaluar J. T., 36 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë: Tiranë

Goditet një rast i tregtimit të mallrave kontrabandë, arrestohen në flagrancë 2 shtetase.

Vihen në pranga dhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetaset J. Dh., 40 vjeçe dhe G. P., 29 vjeçe, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”. Gjatë kontrollit në një subjekt farmaceutik dhe në banesën e shtetases J. Dh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë të konsiderueshme monetare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin J. T., 36 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur disa dyer alumini në banesën e shtetasit E. Z.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 23 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– F. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

– E. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka prekur lehtë me mjet një shtetase të mitur, pa i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy