
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë është plagosur një person.
I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe po kryejnë veprimet hetimore.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë, automjeti me drejtues shtetasin D. S., 20 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. K., 19 vjeç, banues në Prrenjas.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. S. dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, po kryejnë ekzaminime shtetasi G. K. dhe K. M.(pasagjer).
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



