Ndezi zjarr për pastrim toke, por dogji dhjetëra rrënjë ullinj, arrestohet 41-vjeçari në Divjakë

Ndezi zjarr për pastrim toke, por dogji dhjetëra rrënjë ullinj, arrestohet 41-vjeçari në Divjakë

Policia e Divjakës ka arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar, i cili dyshohet se ka shkaktuar një zjarr masiv që përfshiu dhjetëra rrënjë ulliri në fshatin Kryekuq.

Sipas hetimeve paraprake, shtetasi D. T., banues në Kryekuq, kishte ndezur zjarr pranë rezervuarit të fshatit për të pastruar një sipërfaqe toke nga barishtet. Por për shkak të përhapjes së flakëve, janë djegur 70 rrënjë ulliri, në pronësi të një banoreje të zonës.

Policia ndërhyri menjëherë dhe vuri në pranga autorin e dyshuar. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve për çfarëdo arsye, pasi veprime të tilla përbëjnë vepër penale dhe do të ndiqen me rigorozitet nga organet ligjzbatuese. Policia fton të gjithë qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të ngjashëm, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy