Detaje nga shpërthimi në Shkodër/ Autori zbriti nga motori dhe i hodhi makinës lëndë djegëse

Detaje nga shpërthimi në Shkodër/ Autori zbriti nga motori dhe i hodhi makinës lëndë djegëse

Zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes në Shkodër, ku një makine i është vënë zjarri dhe ka shpërthyer në flakë.

MCN zbulon se nga kamerat e sigurisë u vu re një person që ka ardhur në vendin e ngjarjes me motor dhe ka hedhur një shishe me benzinë molotov dhe ka ndodhur shpërthimi.

Po ashtu mësohet se Bledar Freskina, pronar i “Audi”-it, rezulton të ketë në pronësi dhe një lokal në Shkodër.

Pronari i automjetit ka deklaruar për policinë se nuk e ka idenë se kush janë autorët e vendosjes se molotovit, ndërsa është shprehur se ka patur disa debate të vogla me disa persona të ndryshëm, por nuk ka dhënë emra konkret duke thënë se nuk ka dyshime.

Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde djegëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy