Përmbytjet në Preshevë/ Bashkia e Tiranës ndan 50 mijë euro ndihmë

Përmbytjet në Preshevë/ Bashkia e Tiranës ndan 50 mijë euro ndihmë

Përmbytjet të cilat ndodhën ditë më parë në Komunën e Preshevës, ka bërë që Këshilli Bashkiak i Tiranës të konkretizuar ndihmën për Komunën e Preshevës me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive.

Këshilli Bashkiak miratoi sot vendimin për dhënien e ndihmës financiare në shumën 50 000 euro nga Bashkia e Tiranës për Komunën e Preshevës.

Kryetarja e Komunës Ardita Sinani përcolli shqetësimin mbi situatën e vështirë të krijuar në Komunën e Preshevës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në pronat e qytetarëve, shtëpi private, kryesisht në dy fshatra Rahovicë dhe Raincë, dëmtime në disa ura dhe disa rrugë. Ajo kërkoi mbështetjen nga Bashkia e Tiranës me qëllim përballimin e këtyre pasojave.

Duke marrë në konsideratë situatën e vështirë të krijuar për këto familje, si rezultat i kësaj fatkeqësie natyrore, Bashkia Tiranë, shprehu menjëherë gatishmërisë e saj për të ofruar një mbështetje financiare, në kuadër të mbështetjes dhe solidaritetit me qytetarët e Komunës së Preshevës, për situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga fatkeqësia natyrore, e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy