Agjenti i Mbikëqyrjes Policore Mustafa Shaljani alias Muç Sheqeri ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës ku ndodhej prej pesë ditësh. Shaljani mbeti i plagosur në atentatin ndaj Gilmando Danit i cili humbi jetën nga breshëria e plumbave.
AMP është duke hetuar për emërimin e Sheqerit në këtë institucion, deri tani kanë rënë në pranga dy efektivë të komisariatit ne tre që kishin falsifikuar dokumentet.



