Greqi, kapet shqiptari me pseudonimin "Meçe", transportonte me gomone 200 kg drogë

Greqi, kapet shqiptari me pseudonimin "Meçe", transportonte me gomone 200 kg drogë

Vijon eksporti i kanabisit shqiptar drejt shteteve fqinj. Policia greke ka arrestuar një 40-­vjeçar shqiptar në Igumenicë, i njohur me pseudonimin ‘Laço” pisi i është sekuestruar një sasi droge.

Ai është Vladimir Mece, banues në fshatin Ciflik të Sarandës është kapur në Sivota, ndërsa rezulton i dënuar dhe më parë në shtetin grek për trafik droge.

40-vjeçari Meçe (Laço) është kapur me një gomone me të cilën kishte mbërritur në orët e para nga Shqipëria dhe kishte shkarkuar drogë që mendohet të jetë rreth 200 kg marijuane.

Fill pas kësaj është njoftuar policia e Athinës dhe siç raportohet ka arritur të kape dy makinat që kishin ngarkuar drogën nga gomonia shkruan BW. Por sipas mediave Helene policia po vijon operacionin për arrestimin e të gjithë grupit që merret me lëndët narkotike.

MECE ME PRECEDENT PENAL

Po ashtu, raportohet se në shkurt të 2010 në stanin e 40-­vjeçarit në Ciflik u gjeten 240 kg marijuanë, por për ngjarjen u dënua vetëm babai i tij, Mehmet Mece, në atë kohë 70 vjeç me 4 muaj burg për “moskallëzim krimi”. Ndërkaq, në nëntor të 2013-­ës Mece u kap në Sajadhe të Igumenicës bashkë me dy të tjerë me një gomone me 374 kg marijuanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy