Tiranë/ Pistoletë me silenciator në çantë, arrestohet 32-vjeçari

Tiranë/ Pistoletë me silenciator në çantë, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe që qarkullonte me armë zjarri në kryeqytet është vënë në prangat e policisë.

Pas një hetimi trijavor, gjatë operacionit të koduar “Befasia”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, person me precedent penal në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas me precedent të mëparshëm penal vijonte të ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e narkotikëve, kryesisht në Kombinat dhe në zonën e Tiranës së Re, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 32-vjeçarit në zonën e “Qytetit të nxënësve” ku po qarkullonte me biçikletë në çantën që mbante në dorë, u gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi fishekësh luftarak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy