I arrestuar për çështjen e inceneratorëve/ Alqi Bllako kërkon lirimin nga burgu

I arrestuar për çështjen e inceneratorëve/ Alqi Bllako kërkon lirimin nga burgu

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako ka kërkuar sot lirimin nga burgu duke depozituar kërkesën në GJKKO.

 Çështja e Bllakos do të shqyrtohet në seancën gjyqësore të planifikuar më 14 Maj nga trupi gjykues me anëtare Iliriana Olldashin.

 Njoftimi i GJKKO:
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, në ngarkim të personit nën hetim A.B. është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 06.05.2022, me nr. 12 regjistri themeltar.
Sipas shortit të ditës së sotme, kjo çështje do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, në seancën gjyqësore të planifikuar më datë 14 Maj 2022, ora 10:00.

 Alqi Bllako akuzohet se së bashku me Lefter Kokën kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

Sipas Prokurorisë, Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton drejt Italisë në prill 2019 dhe janë kthyer sërish bashkë një ditë më pas në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy