Banorët e Komanit kanë dalë sot në protestë për rrugën. Ata shprehen se do të bllokojnë rrugën në rast se nuk do të rikonstruktohet.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se ky aks rrugor nuk është prioritet për momentin për shkak të krizës energjetike, duke anuluar projektin që ishte parashikuar për rikonstruksionin e këtij aksi.
Banorë dhe pronarë subjektesh shprehen kundër ministres dhe tregojnë se nga nesër e mbrapa, aksi i Komanit ku ndodhet edhe hidrocentrali do të bllokohet nga ana e tyre.
Banorët e quajnë si aksi i vdekjes, ndaj është e pafalshme sipas tyre anulimi i projektit dhe kërkojnë rikonstruksionin e këtij aksi.
Rruga e Komanit i shërben jo vetëm banorëve të zonës, por përdoret nga turistët që udhëtojnë drejt Veriut.



