
Dy persona ende të paidentifikuar kanë grabitur me dhunë një automjet në një pikë gomisterie në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur më datë 29.06.2022, ku në Komisariatin e Policisë Shijak, ka kallëzuar shtetasi D. V., 32 vjeç, banues në Krujë, se në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip “BMW”, dhe janë larguar.
Nga ana e policisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



