Kapet “Audi Q7” me 50 kg kanabis në Kapshticë, ishte fshehur në shasinë e makinës

Kapet “Audi Q7” me 50 kg kanabis në Kapshticë, ishte fshehur në shasinë e makinës

Një automjet tip Audi Q7 është kapur me drogë nga policia në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Burime për MCN bëjnë me dije se mjeti u zbulua teksa ishte duke u kontrolluar, një procedurë kjo që ndodh me të gjitha mjetet që hynë bë kufi.

Paraprakisht dyshohet se sasia e drogës e gjetur të jetë rreth 40-50 kg kanabis e cila ishte fshehur në shasinë e mjetit, por pritet një deklaratë e policisë për ta saktësuar.

Aktualisht janë duke u shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit dhe disa persona të tjerë të dyshuar.

Operacioni në fjalë është ne zhvillim e sipër pasi po kryhen kontrolle në banesat e personave të përfshirë. Pritet një komunikatë zyrtare në vazhdim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy