Një vit që nga rasti i parë me koronavirus në Kinë

Një vit që nga rasti i parë me koronavirus në Kinë

Është shënuar një vjetori i infektimit të parë nga pandemia e koronavirusit. Gjithçka lindi më 17 nëntor në tregun e kafshëve në qytetin Wuhan të Kinës. Sipas një hetimi të botuar në mars nga gazeta Hong Kong South China Morning Post bazuar në të dhënat e qeverisë, rasti i parë i infektimit me këtë virus ndodhi më 17 nëntor 2019. I ashtuquajturi “Pacienti Një ”ishte një 55-vjeçar nga provinca Hubei.

Gjithashtu bëhet e ditur se pas pacientit të parë janë raportuar një deri në pesë të infektuar në ditë dhe deri më 20 dhjetor, kishte 60 të infektuar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) përhapja e pneumonisë së re ndodhi më 8 dhjetor, ndërsa vdekja e parë u konfirmua më 11 janar. Vetëm pak ditë më pas, më 21 janar u konfirmua se mund të transmetohet nga personi në person.

Që prej fillimt të pandemisë e deri më tani janë raportuar 56,111,415 të infektuar në gjithë botën dhe kanë humbur jetën 1,346,693 pacientë. Ndërsa numri i personave që janë shëruar është 39,101,709 njerëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy