Durrës, vetëplagoset me thikë 29-vjeçari

Durrës, vetëplagoset me thikë 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është vetëplagosur me thikë në ambientet e lokalit ku punonte. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet L. R., i cili është transportuar menjëherë në Spitalin e Durrësit.

Lokali ku ndodhi ngjarja ndodhet në hyrje të Durrësit,, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e kësaj ngjarjeje. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2021, rreth orës 17:30, në lagjen nr.13, Durrës, në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se  është vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy