
Një 37-vjeçar dhe një 32-vjeçar ranë në prangat e policisë pasi dyshohen të kenë ngacmuar seksualisht një shtetase.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve Sh. D., 37 vjeç, dhe E. S., 32 vjeç, pasi dyshohet se kanë konsumuar veprën penale "Ngacmimi seksual" me një shtetase”, thuhet në njoftim.
Po ashtu u proceduan penalisht dy shtetas, njëri për kanosje dhe një tjetër për plagosje të lehtë me dashje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin N. N., 50 vjeç, për veprën penale "Kanosja", pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen A. M., 44 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin G. N., 40 vjeç, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin R. S., 19 vjeç”, bën me dije policia.



