KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Ylli Bashaj

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Ylli Bashaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurorin e Tiranës, Ylli Bashaj. Gjatë seancës dëgjimore, Bashaj u pyet në lidhje me koherencën dhe vërtetësinë e një kontrate për blerjen e një shtëpie në vitin 2000. Nga hetimi administrativ i trupës së kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me anëtare Valbona Sanxhaktari dhe relatore Genta Tafa Bungo, u vunë në dukje ndryshime në deklarime dhe një pagesë shtesë pas nënshkrimit të kontratës. Bashaj këmbënguli në vërtetësinë e deklarimeve dhe kërkoi konfirmim në detyrë. KPK megjithatë ka vlerësuar se problemet e gjetura ishin sqaruar dhe vendosi konfirmimin e Bashajt në detyrë. Bashaj ka një karrierë të gjatë në prokurori e cila është zhvilluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy