Çifti i bashkëshortëve hyjnë në Shqipëri me “Audi Q7” dhe 25 mijë paund të padeklaruara, nën hetim
Fshehën në automjet 25 070 paund, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohen penalisht dy bashkëshortë dhe sekuestrohet shuma e parave.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Bllatë, në bashkëpunim dhe me autoritetet doganore Bllatë, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të shumave monetare, lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe goditjen e çdo paligjshmërie tjetër kufitare.
Në këtë kuadër, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin E.P.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në çantat personale të shtetasve E.P., dhe B.S., (bashkëshortë), shërbimet e policisë gjetën shumën e 25 070 paund, të padeklaruara, konform ligjeve në fuqi.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E.P., 30 vjeç, dhe B.S., 30 vjeçe, banues në Britaninë e Madhe, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.