I dënuar në Itali me mbi 5 vite burg, kapet në Portin e Durrësit një person me pesë identitete

I dënuar në Itali me mbi 5 vite burg, kapet në Portin e Durrësit një person me pesë identitete

Një person i cili tentoi të hynte në Shqipëri duke përdorur pesë identitete, me qëllim t’i shmangej identifikimit nga policia, pasi ishte i dënuar në Itali me mbi 5 vjet burgim për vjedhje me pasoja të rënda dhe për emigracion të paligjshëm, është ndaluar në portin e Durrësit.

 

Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje-dalje të Shqipërisë, u konstatuar se një person që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë  i cili ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet italiane.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit Armando Valchizan alias Armando Dervishi alias Armando Gheorghe alias Altin Dervishi alias Martin Dervishi, 42 vjeç.

 

Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Pordenones e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 9 muaj e 5 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, dhe për emigracion të paligjshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy