
Kur kanë kaluar më shumë se 40 orë nga rënia e zjarrit në magazinën tek “Casa Italia” dhe zjarri brenda saj është ende aktiv. Forcat zjarrfikëse kanë mundur të neutralizojnë përhapjen e flakëve, por vatra është ende aktive.
Kjo e bënë shumë të vështirë futjen e forcave zjarrfikëse në brendësi për të kërkuar për 33-vjeçarin Arjan Sala i cili sapo kishte rënë zjarri kishte ndërhyrë për ta shuar por më pas mbeti i bllokuar në magazinë.
Mbrëmjen e djeshme në ndihmë të forcave Zjarrfikëse ka shkuar edhe ushtria. Përgjatë magazinës janë hapur disa vrima, në mënyrë që të largohet tymi, por ende nuk është mundur që të ndërhyhet brenda saj për të kërkuar për 33-vjeçarin.
Referuar dëshmisë së familjarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, e vetë është futur për të shuar zjarrin, por fatkeqësisht nga aty nuk ka mundur që të dalë. Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan të gjitha forcat zjarrfikëse të Bashkisë së Tiranës, nga Kamza, Rinasi, të Ushtrisë si edhe operacionet e kërkim shpëtimit të minierave.
Familjarët kanë ngritur akuza në drejtim të Zjarrfikësve të cilët pretendojnë se ajo ka mbërritur me vonesë dhe sikur kjo të mos mjaftonte nuk kanë pasur pajisjet e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë djalit të tyre.
Një rrezik tjetër është plasaritja e mureve, për shkak të nxehtësisë, ku ndërtesa mund të rrezikojë edhe shembjen.
Momenti kur zjarrfikësit hynë në magazinën e qendrës tregtare, në katin -1, ku temperatura kalon 150 °C:



