
Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se si rezultat i kontrolleve me dron në një terren të thepisur dhe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në Vlorë, është vënë re kultivimi i fidanëve të dyshuar kanabis.
Pas ndërhyrjes së policisë, janë vënë në pranga shtetasit S. B., 34 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. B., u gjetën të kultivuara në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



