Një fëmijë 9-vjeç ka mbetur i plagosur pasi i ka plasur në fytyrë një kapsoll.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Markatomaj në Lezhë, ndërsa i mituri u mor nga autoambulanca dhe u dërgua në Urgjencën e Spitalit Rajonal të qytetit.
Ai ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe sipas të dhënave ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Policia nisi verifikimet në lidhje me ngjarjen dhe nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 12-vjeçari është lënduar nga shpërthimi i kapsollave.
Njoftimi i policisë: Lezhë / Informacion paraprak
Në fshatin Markatomaj, shtetasi i mitur M.M. 9 vjeç, duke luajtur, ka plasur një kapsolle dhe për pasojë ka marrë lëndime në fytyrë.
Pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Lezhë, është jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për të identifikuar personin që ka tregtuar kapsollen.



