Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për shefen e Shërbimit në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë, K.GJ, 44-vjeçe; kryeinfermieren në Urgjencën e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Tepelenë N.Z, 61 vjeçe dhe farmacisten J. Gj., 42 vjeçe pasi shisnin ilaçe me vulën e spitalit të Tepelenës, në një farmaci private.
Në vijim, gjatë kontrolleve në spitalin e Tepelenës dhe në farmacinë e shtetases J. Gj., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kartela dhe regjistra mjekësorë që dyshohet se janë plotësuar me të dhëna fiktive, për të shitur ilaçe për përfitime personale.
Njoftimi: Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ të një rasti të shitjes së ilaçeve me vulën e spitalit të Tepelenës, në një farmaci private, për llogari të 3 shtetaseve (2 prej tyre, punonjëse në këtë spital), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetaset përgjegjëse për këtë rast.
Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:
-K. Gj., 44 vjeçe, banuese në Tepelenë, me detyrë shefe e Shërbimit, në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor, Tepelenë;
-N. Z., 61 vjeçe, banuese në Tepelenë, me detyrë kryeinfermiere, në Urgjencën e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor, Tepelenë;
-J. Gj., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion farmaciste, pronare e subjektit privat ku shiteshin ilaçet me vulën e spitalit të Tepelenës.
Në vijim, gjatë kontrolleve në spitalin e Tepelenës dhe në farmacinë e shtetases J. Gj., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kartela dhe regjistra mjekësorë që dyshohet se janë plotësuar me të dhëna fiktive, për të shitur ilaçe për përfitime personale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



