Denoncimi i Kurtit për ushtarë serbë afër kufirit/ Serbia: ‘Pushtim imagjinar’. Futemi vetëm me lejen e KFOR

Denoncimi i Kurtit për ushtarë serbë afër kufirit/ Serbia: ‘Pushtim imagjinar’. Futemi vetëm me lejen e KFOR

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një video të ushtarëve serbë, që sipas Kurtit, ata gjendeshin në afërsi të kufirit me Kosovën.

Kurti, një lëvizje të tillë të forcave serbe në afërsi të Kosovës e kishte ndërlidhur me kërcënimin e bërë ditë më parë nga presidenti serb, Aleksander Vucic.

Për denoncimin e bërë nga kryeministri Albin Kurti, kanë reaguar nga ministria e Mbrojtjes së Serbisë.

Nemanja Staroviç, Sekretar Shteti i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, pretendon se ky është një “pushtim imagjinar” dhe Kurti po mbulon ngacmimet ndaj serbëve të Kosovës.

Duke tentuar të shpjegojë pamjet filmike, të publikuara nga kryeministri i Kosovës,  Staroviç thotë se ishin patrullime të rregullta të ushtrisë serbe përgjatë kufirit në koordinim të ngushtë me KFOR-in.

Alarmimi i pabazë i shërben shumë mirë qëllimit të Kurtit, pasi shpërqendron vëmendjen nga vuajtjet e popullit serb nën grushtin e tij të hekurt dhe e përshkruan Kosovën si viktimë të ndonjë ‘pushtimi’ të imagjinuar që nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë”.

Për të përsëritur edhe një herë, me zë të lartë dhe qartë, forcat e armatosura serbe nuk kanë hyrë kurrë në territorin e Kosovës pas vitit 1999 dhe nuk do të hyjnë kurrë, derisa të lejohen nga KFOR-i, siç parashikohet në rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Pyetja e duhur për të bërë do të ishte se çfarë po bëjnë njësitet e militarizuara mono-etnike shqiptare të policisë së Kosovës në veri të Kosovës, pasi vendosja e tyre e përhershme në zonë shkel Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, Marrëveshjen e Brukselit dhe shumë marrëveshje të tjera.

Kjo video e veçantë e shpërndarë nga Kurti në fakt përfaqëson një patrullë të rregullt të kryer nga forcat tona përgjatë kufirit administrativ, të koordinuar ngushtë me KFOR-in, siç ndodh gjithmonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy