Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Konispol, Sarandë, ku një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi mjeti i punës me të cilin po lëviste ka rënë ndë kontakt me rrymën elektrime.
Si pasojë e kësaj, shtetasi Pandeli Anagnosti ka ndërruar jetë në vend. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke levizur me makinë pune eskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rën në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.



