Mbante në çantë pistoletë “Zastava”/ Arrestohet 14-vjeçari në Shijak

Mbante në çantë pistoletë “Zastava”/ Arrestohet 14-vjeçari në Shijak

Një 14 vjeçar që po lëvizte me armë zjarri në çantën e dorës është arrestuar ditën e sotme në Durrës.

Nga policia është konfiskuar në cilësinë e provës materiale i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë tip "Zastava".

Njoftimi

Vijon zbatimi i Planit të Masave në të gjithë qarkun e Durrësit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në të gjitha fushat, kapjen e personave në kërkim dhe atyre mbajnë armë zjarri pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.

Arrestohet në flagrancë një 14-vjeçar, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Shërbimet e Policisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të Planit të Masave, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje në Sukth.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur A. V., 14 vjeç, banues në Sallmone, Shijak.

Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin A. V., në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy