Biden pëson fraktura në këmbë teksa luante me qenin

Biden pëson fraktura në këmbë teksa luante me qenin

Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, pësoi fraktura të vogla në këmbë, pasi rrëshqiti ndërsa luante me një prej qenve të tij, dhe mbase do t’i duhet të mbathë një këpucë mbrojtëse për disa javë, raportoi mjeku i tij personal të dielën, raporton CNN.

 Incidenti ka ndodhur të shtunën, ka bërë të ditur zyra e Bidenit në një njoftim zyrtar dhe 78-vjeçari ka bërë një skanim me rreze X dhe CT si “masë sigurie” te ortopedi të dielën.

Mjekët fillimisht menduan se ish-nënkryetari i ShBA-së kishte vetëm shtrembëruar kyçin e këmbës, por rekomanduan një ekzaminim më të detajuar.

“Kontrolli CT ka konfirmuar fraktura të vogla”, tha mjeku personal i Biden Kevin O’Connor në një deklaratë të veçantë të lëshuar nga zyra e Bidenit. “Ai ndoshta do të ketë nevojë për allçi në këmbë për disa javë”, shtoi O’Connor.

Në kohën e dëmtimit Biden po luante me Majorin, një pastor gjerman i adoptuar nga familja e tij.

Qeni tjetër i shtëpisë është Champ, një tjetër pastor.

Trump, i cili nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe po konteston rezultatet në gjykatë, i uroi Bidenit shërim të shpejtë.

"Shërim të shpejtë!", tha Trump në një postim në Twitter.

Pasi fitoi ndaj presidentit, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Biden do të jetë personi më i vjetër që ka marrë ndonjëherë detyrën e presidentit amerikan. Inagurimi i tij pritet të bëhet më 20 janar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy