33 mijë dollarë të sekuestruara në Rinas/ Arrestohet 43-vjeçari turk

33 mijë dollarë të sekuestruara në Rinas/ Arrestohet 43-vjeçari turk

Policia e Shtetit bën me dije se është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Nga ky operacion janë sekuestruar 33 mijë dollarë dhe është proceduar penalisht një 43-vjeçar.

Gjithashtu, policia informon se po vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

“Shërbimet e Policisë në Rinas në bashkëpunim me shërbimet e Doganës dhe Antitrafikut  në hyrje të PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin turk NP., 43 vjeç”, shkruhet në deklaratë.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e laptopit, 33 mijë dollarë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve, ai u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e dollarëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy