Tentuan ekzekutimin e të riut të sapo kthyer nga Anglia, lihen në burg dy autorët

Tentuan ekzekutimin e të riut të sapo kthyer nga Anglia, lihen në burg dy autorët

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dhënë masën e sigurisë për dy autorët e arrestuar për atentatin me armë në një lokal në fshatin Poshnje të Dimalit, ku mbeti i plagosur 33-vjeçari Iljaz Ismaili.

Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie në ambientet e Gjykatës së Beratit dhe masa e sigurisë ndaj tyre është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

Prokurori i çështjes, Ledion Tema, ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të dy autorëve të atentatit me armë ndaj 33-vjeçarit Ismaili dhe vendosjen e masës së sigurisë “arrest në burg” pa afat për ta.

Shabanaj dhe Filaj kanë deklaruar se janë të pafajshëm dhe se nuk kanë asnjë konflikt me 33-vjeçarin Iljaz Ismaili.

Por, ka qenë organi i akuzës që ka sjellë në gjykatë prova të pakundërshtueshme, përfshi këtu edhe pamjet filmike të atentatit, që vërtetojnë autorësinë në krim të dy të arrestuarve.

Gjyqtarja Klejda Çapja, pasi ka dëgjuar palën akuzuese dhe pretendimet e të arrestuarve, e ka cilësuar “të ligjshëm” arrestimin e tyre dhe ka caktuar për ta masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Poshnje në Dimal, lokal që ishte në pronësi të dajës së 33-vjeçarit të plagosur, i cili ishte kthyer prej disa ditësh nga Anglia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy