Vlorë/ Gjendet arma që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

Vlorë/ Gjendet arma që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja, e cila mbeti e plagosur rëndë më 14 korrik, pas një tentative për vetëvrasje në lagjen "Kushtrimi" të Vlorës.

Pistoleta u gjet e fshehur brenda një qeseje plastike, në një vend grumbullimi materialesh shtëpiake, pranë banesës së gjyshërve të të miturës. 

Arma është sekuestruar si provë materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës nga Instituti i Policisë Shkencore, për të dokumentuar plotësisht ngjarjen. 

Ndërkohë, materialet shtesë i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy