Doza kokaine dhe kanabis, gati për shitje/ Arrestohen dy të rinj në Himarë

Doza kokaine dhe kanabis, gati për shitje/ Arrestohen dy të rinj në Himarë

Policia e Vlorës bën të ditur se pas informacioneve të marra se dy shtetas shitnin doza lëndësh narkotike, në lokalet e natës në Himarë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 25”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit J. Ç., 27 vjeç dhe E. T., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis, të ndara në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy