Sherri në Krujë dhe plagosja me thikë e 29-vjeçarit, arrestohen dy autorët

Sherri në Krujë dhe plagosja me thikë e 29-vjeçarit, arrestohen dy autorët

Arrestohen në flagrancë dy autorët e dyshuar për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i lënduar me thikë një person.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit K. V., 38 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, banues në Fshatin Halil, Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 25 prill në orën 11:00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy