Arrestohet një person dhe pesë nën hetim për ndërtim pa leje në Durrës

Arrestohet një person dhe pesë nën hetim për ndërtim pa leje në Durrës

Një person është vënë në pranga, pesë të tjerë janë vën nën hetim, ndërkohë një grua është shpallur në kërkim, pas një operacioni të përbashkët të Policisë së Durrësit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për prishjen e objekteve pa lejen përkatëse.

U arrestua në flagrancë shtetasi E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

“Janë vënë nën hetim A. Sh., 62 vjeç, N. M., 52 vjeç, M. K., 59 vjeç, banues në Durrës dhe është shpallur në kërkim një grua A.Sh, 50 vjeçe, pasi janë konstatuar tek Kepi Rodonit, Shetaj, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

Nën hetim gjithashtu është dhe shtetasi Dh. G., 66 vjeç, pasi u konstatua në lagjen nr. 10, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente”, vijon njoftimi i Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy