Ndërron jetë pas disa problemeve shëndetësore i burgosuri 69-vjeçar në IEVP Fier

Ndërron jetë pas disa problemeve shëndetësore i burgosuri 69-vjeçar në IEVP Fier

Një i burgosur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi është ndjerë keq në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier.

 

Bëhet fjalë për shtetasin Luan Sali Bundo, 69 vjeç, i cili vuante dënimin në IEVP Fier që prej datës 6 gusht 2021, pasi ishte transferuar nga institucioni “Jordan Misja”.

 

Sipas të dhënave, ai kishte disa probleme shëndetësore dhe trajtohej për hipertension arterial, diabet, hipertrofi të prostatës, çrregullim ankthi dhe hiperuricemi.

 

Mësohet se Bundo është transportuar mëngjesin e sotëm drejt Spitalit Rajonal Fier me puls, por pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë. Më pas, trupi është dërguar në morg.

 

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy