
Një 48-vjeçar me inicialet J.B. është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Në njoftim thuhet: “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 48 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në vendin e quajtur “Korie e fshatit”, në afërsi të fshatit Picar, është djegur një sipërfaqe toke. Vijon puna për identifikimin dhe vënien e autorit/ëve përpara përgjegjësive ligjore".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”.



