Gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan është shkrumbuar nga flakët makina tip Porsche me targë AA 007, që është në pronësi të biznesmenit Elis Bahushi. Mësohet se makina është shkrumbuar plotësisht dhe dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Bahushi është arrestuar për ngritjen e laboratorit të përpunimit të heroinës së Brenog të Hasit. Po kështu, më 18 gusht, Operacioni ‘Forca e Ligjit’ i kërkoi Bahushit deklarimin e pasurisë, pasi ai ka qenë i dënuar më herët për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.



