Mbollën parcelën me kanabis, kapet një nga 3 të dyshuarit në Vaun e Dejës

Mbollën parcelën me kanabis, kapet një nga 3 të dyshuarit në Vaun e Dejës

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, identifikohen 3 autorë të tjerë të dyshuar për kultivimin e fidanëve narkotikë, në fshatin Mnelë e Vogël, Vau i Dejës, vihet në pranga një prej të dyshuarve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë vijuar kontrollet antikanabis në territorin e fshatit Mnelë e Vogël, si dhe veprimet procedurale për përcaktimin e plotë të autorësisë së kultivimit të fidanëve narkotikë kanabis sativa, të asgjësuara në këtë fshat, si rezultat i fazës së parë të operacionit policor antidrogë të koduar “Mnela”. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, u bë i mundur identifikimi i 3 nga autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, nga të cilët u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi M. V., 52 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi N. V., 60 vjeç, si dhe u identifikua një bashkautor tjetër, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen me dije, për shkak të konfidencialitetit të hetimeve. Nga hetimet dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me shtetasin N. Gj., të shpallur në kërkim ditën e djeshme, janë autorë të kultivimit të 656 fidanëve narkotikë kanabis sativa, në fshatin Mnelë e Vogël. 583 fidanë u gjetën ditën e djeshme, ndërsa 73 fidanë të tjerë u gjetën në të njëjtin fshat, si rezultat i vijimit të operacionit antidrogë “Mnela”. Fidanët narkotikë u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Operacioni policor antidrogë i koduar “Mnela”, vijon për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për përcaktimin e plotë të autorësisë së kultivimit të fidanëve narkotikë, në fshatin Mnelë e Vogël. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy